Filmi kosovar Home nderohet me çmim në Bafta Awards 2017

Kulturë

 

49cd5d0ee91f21289ed8a75c1238a855 L

Filmi kosovaro-anglez “Home” ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik.

Në skenë për ta marrë çmimin ishin Shpat Deda, Daniel Mulloy, Scott O`Donnell dhe Afolabi Kuti.
Filmi ka fituar në kategorinë Best Short, duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party. Është sukses i madh që filmi të triumfojë në një kategori ku konkurrenca është e fortë. Ky është një tjetër film kosovar i cili ka triumfuar në një prej garave më prestigjioze të filmit në botë, pasi vitin e kaluar ishte filmi “Shok” që u nominua për Oscar.

Përderisa një numër i madh i burrave e grave provojnë të hyjnë në Evropë, një familje angleze duket të jetë në pushime.Historia e filmit 20 minutësh “Home” është ende më e thellë. Kësaj radhe, familja bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për tu gjendur në situata njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes.Filmi është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Burimi: Intv.al