Filmi i animuar “Finding Dory” ka bërë një debutim historik në fundjavën e saj të parë të transmetimit.
Ky realizim i shumëpritur është bërë filmi i llojit “për të gjithë familjen” me fitimet më të mëdha debutuese në të gjithë historinë. Plot 132.6 milionë dollarë kanë mjaftuar për ta spastruar konkurrencën dhe për të vendosur peshkun simpatik blu me probleme kujtese në fron. Dhe për ta theksuar edhe më tej arritjen e Dorit, ajo ka zbritur në vendin e dytë një ikonë si “Shrek The Third” me 121.6 milionë , ndërsa podi plotësohet nga “Minions” me 115.7 milionë. Numra të cmendur për filma që kanë bërë historinë e realizimeve të animuara.