Fundviti risjell zakonisht ne vëmendje humorin dhe aktoret komike, por keto dite Korça është kthyer ne qendrën e tij. Qyteti juglindor ka mbledhur në një festival të veçantë ku ka mbledhur në skenë trupat më të mira shqipfolëse. Kjo është nata e parë e festivalit mbarëkombëtar të komedisë që po zhvillohet në këto ditë në teatrin e qytetit. Aktorët dhe regjisorët më të mirë të vendit kane nderuar ne kete festival edhe humoristin e spikatur korçar Aleko Prodani. I mbështetur nga bashkia e qytetit dhe ministria e kulturës ky festival për drejtoreshën e teatrit Zamira Kita do te promovoje edhe artistët e rinj. Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ka nisur mbrëmjen e së dielës në Korçë dhe do të zgjasë deri më 21 shtator. Spektatorët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër pjesët më të bukura të humorit nga 13 trupa nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.