Festivali i kërcimit modern

Kulturë

vlcsnap-2014-10-03-12h01m46s201-640x340Të eksplorosh përsëritjen me anë të këtyre lëvizjeve balerinët në skenë përpiqen të gjejnë kufirin dhe irracionalen. Kjo është shfaqja e parë e festivalit të kërcimit modern dhe bashkëkohor që ka nisur një natë më parë në qytetin e Durrësit e sjellë nga balerinët zviceran. Në edicionin e këtij viti do të performojnë nëntë trupa nga vende të ndryshme të botës me balerinë të rinj dhe krijime të reja. Për drejtorin artistik Gjergj Prevazi prioriteti u është dhënë koreografëve shqiptarë bre nda dhe jashtë vendit. Publiku i Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës do të ketë mundësinë të ndjek për dy muaj 15 shfaqje. Këtë vit trupat e baletit modern do të ngjiten edhe në skenën e Prishtinës.