Prej vitit 2003 askush nuk ka mundur ta ndaloj hovin e Erjon Toles. Përfaqësues i Shqipërisë ne evente te ndryshme evropiane e botërore. Ka marre pjese ne 42 gara te turneut ndërkombëtar si dhe ne kampionatin botëror, ku u rendit ne vendin e 42-te mes 187 skiatoreve. Pasioni i tij ka qene gjithnjë sporti i skive. Ka shume vite qe jeton ne Cervinja ne një province ne kufi me Zvicrën, atje ku 12 muajt e vitit ai ka mundësi per te ushtruar këtë sport ne 3500 m lartësi. Ai ka bere ski edhe ne pistën modeste te fshatit Dardhe, por megjithatë mendon se per këtë sport ka ende shume per t’u bere ne Shqipëri. Erjon Tola ka marre titullin skiator federal ne Itali. Te berit ski për te është nje mënyre jetese qe i jep shume kënaqësi. Edhe pse stërvitjet janë te lodhshme, ate gjithnjë e motivon sfida e radhës pasi merr pjese gjithnjë neper kompeticione.