Donald Trump i akordon medalje mirënjohjeje një nga artisteve më të mëdha shqiptare

Kulturë

pagarusha

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha ka festuar 85-vjetorin e lindjes. Me rastin e këtij përvjetori, asaj i është akorduar një medalje mirënjohejeje nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Lajmin e ka bërë të ditur Unioni i Gazetarëve në Facebook, ku shkruan:

«Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.»
E ngulitur në mendjen e spektatorëve për këngën e famshme “Zambaku i Prizrenit”, Nexhmije Pagarusha mbledh sot në Tiranë në ditën e 85-vjetorit të saj, figura të rëndësishme dhe intelektualë.
Ceremonia e dorëzimit të medaljes së Presidentit amerikan bëhet sot në Tiranë nga një aktivitet ku përveç Pagarushës, merr pjesë edhe Presidenti Ilir Meta dhe diplomatë të ambasadës së SHBA-së.