Diana, princesha që frymëzoi një brez

Kulturë

diana riding

Diana, dashuria e saj me kardiokirurgun pakistanez Hasnat Kahn dhe raporti me Dodi Fayed. 16 vjet pas vdekjes veprat e Dianës, stili i saj i jetës dhe veprimtaria që kreu, e kanë kthyer në një frymëzim për shumë njerëz në të gjithë botën.
Ajo ishte shumë më tepër se një Princeshë, e cila qëndronte pas Princit të saj…
Një nënë e përkushtuar

Biografë të jetës së saj vërejnë se personaliteti i Lady Dianës nisi të lulëzojë pasi ajo u bë nënë.
Përgjegjësia e çdo nëne ndaj fëmijëve të saj është e madhe, por përkushtimi i saj për t’i rritur ata si njerëz të mirë të cilët e vlerësojnë atë që ata kanë, ishte e jashtëzakonshme.
Ashtu si në shumë aspekte të tjera të jetës së saj mbretërore, edhe me fëmijët ajo do të ndiqte zemrën e saj në vend të protokolleve mbretërore.
Lady Diana dëshironte të mbante fëmijët gjithmonë me vete, duke i bërë edhe ata pjesë të aktiviteteve bamirëse.
Dy djemtë nuk do të harrojnë kurrë anën tjetër të jetës që mamaja e tyre u tregoi. Ndaj dhe ideja e Princit Ëilliam për të shitur shumë veshje të saj për bamirësi është e qartë prej nga frymëzohet.
Një grua e pavarur dhe e fuqishme

Ajo që është e mahnitshme rreth Dianës është se ajo nuk ishte hija e Princit Charles apo një kukull e familjes mbretërore.
Ajo ishte më shumë se një fytyrë e bukur. Lady Diana ishte një njeri me personalitet të fortë dhe të mprehtë.
Ajo nuk u dorëzua para ulje ngritjeve në jetën e saj, por mbajti gjithmonë kokën lart si një femër e jashtëzakonshme.
Një person me një zemër të madhe

Princesha Diana ka ndihmuar shumë njerëz personalisht, por ajo gjithashtu ishte një mbështetëse e shumë projekteve bamirëse.
Ajo ka luajtur një rol aktiv në “Fushatën Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore”, një fushatë që fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1997.
E madhe është ndihma që Lady Diana dha për ndërgjegjësimin ndaj SIDA-s.

Në kohën kur njerëzit ishin të frikësuar së virsuin HIV mund ta merrje thjesht përmes prekjes se një të sëmuri, Diana vizitoi njerëz me AIDS për të treguar që kjo nuk është e vërtetë.
Vendosi shembullin e duhur

Çdo veprim i Lady Dianës ishte i ndjekur dhe vëzhguar nga miliona njerëz. Kjo është një përgjegjësi e madhe për të vendosur shembullin e duhur.
Dhe ajo e bëri këtë, duke treguar se çfarëdo të thotë të jetosh për të ndihmuar të tjerët. Princesha Diana kishte një aftësi të rrallë për të bërë njerëzit të lumtur vetëm duke biseduar me ta , duke përkëdhelur duart e tyre ose duke i dhënë një përqafim.
Trashëgimia e saj

Një njeri konsideron që ka bërë një jetë të drejtë, kur ka prekur zemrat e njerëzve. Dhe kjo është ajo çfarë Diana bëri.
Ajo kujtohet sot si një njeri i mirë dhe i mëshirshëm, një nënë e përkushtuar dhe një grua e fortë.
Princeshë Diana përdori popullaritetin e saj në media për të sjellë në vëmendje nevojat e harruara dhe të varfërit e botës. Ajo ishte kudo për të kërkuar një simbol në jetën e gjithsecilit, vetë jetën.

princess diana child pakistan 1997

download