“Daily Mail” reportazh për Shqipërinë, në fokus Gjirokastra

Kulturë

svvssssv

“Daily Mail “ka publikuar një reportazh të Thomas W. Hodgkinson që ka vizituar jugun e Shqipërisë dhe ka qëndruar në Gjirokastër.

Kjo duket që në titullin “Pamje e bukur, njerëz simpatikë dhe lirë sa patatinat. Shqipëria është e bërë për të shijuar pushime familjare”.

Artikulli i Thomas W. Hodgkinson:

“Unë udhëtova nga kryeqyteti, Tirana, me gruan time dhe djalin e mitur.
Ajo që pashë ishte ç’rregullsia arkitektonike dhe që mu duk më pak joshëse se e Belgjikës. Pastaj vinin malet. Në fund të shfaqej qyteti i gurtë i Gjirokastrës i shkrirë poshtë malit dhe një kështjellë e madhe imponuese. Pamje të bukura, njerëz simpatikë dhe çmime të lira mund të gjesh kudo në Europë. Gjirokastra ka një pamje ngjitëse me malin bashkuar me kështjellën ashtu si askush nuk e ka menduar”, shkruan “Daily Mail”.

“Veliu, pronari i vjetër i Hotel Gjirokastra na trajtoi me një mirësjellje të pamasë. Ai nuk dinte asnjë fjalë anglisht, por djali i tij i ri Qazimi i jepte një dorë në përkthim. E merrni me mend gëzimin tonë kur na thanë se dhoma jonë luksoze do të kushtonte vetëm 44 paund nata. Dhoma ishte me tavane druri të gdhendur dhe me orendi antike.
Gjirokastra është vetëm 30 km nga kufiri ku mund të shkosh drejt ishullit grek të Korfuzit ku arrin në më pak se një orë. E bëra edhe unë këtë rrugë. Atje një dhomë do të kushtojë mijëra euro në javë ndërsa në Shqipëri disa qindra.

Pazari i Vjetër është një labirint rrugësh dhe dyqanesh që shesin objekte të vjetra dhe antikuarë të kohës së komunizmit. Papritur e kuptuam se po blinim tapetë. Fillimisht menduam për të marrë vetëm një por me atë çmim morëm një të madh dhe një më të vogël.
Gjirokastra është një pikë nisje ideale për të studiuar jugun e Shqipërisë.

Gjirokastra është shumë afër Butrintit, një pasuri botërore e UNESCO. Më pas është Syri i kaltër, një vend i bukur për notuesit ku uji i ftohtë del nga thellësia. Është shumë afër Saranda për ata që duan detin dhe bregun apo klubet e natës së Korfuzit. Pjesa më e rëndësishme e udhëtimit tonë në Gjirokastër ishte vetë Gjirokastra. Të huajt e tjerë që takuam ishin njerëz të aventurës. Këshilla ime? Prenotoni një dhomë sa më shpejt në Gjirokastër para se gjërat të ndryshojnë”.

kkkkkkk

ergrfwrfwf