Bora Kokëdhima : Ja pse krijova statujën e Oscar-it

Kulturë

Eneda-Tarifa4.png

Stilistja Bora Kokëdhima, e cila pati reagime pozitive dhe negative në rrjetet sociale për imazhin e këngëtares, Eneda Tarifa në Eurovizion, kishte premtuar që do ti krijonte këngëtares një fustan 57 metra, të cilën nuk e realizoi për këtë arsye:

“Për gojët e liga: fustani 57 m i nisur e projektuar për rreth 2 javë nga mua dhe zonjat e mia fantastike që kanë punuar pa rreshtur për këtë projekt; është hedhur poshtë nga Eurosong për arsye te sekondazhit të shkurtër që artistët kishin në dispozicion për t’u pozicionuar në skene.

Atëherë krijova statujën e artë të Oscar-it me petat si krah shqipeje dhe dashuri për klasin dhe elegancën!”, ka shkruar ajo bashkëngjitur një fotoje në Instagram.