Bashkia e Tiranës: Vizitat në Kullën e Sahatit me pagesë

Kulturë

frfr

Këshilli Bashkiak ka propozuar që hyrja në Kullën e Sahatit të lejohet kundrejt pagesës, duke qenë se ajo është një ndër simbolet më të rëndësishme dhe identifikuese të Tiranës. Në vendim parashikohet që tarifa të jetë 200 lekë, një shifëre përafërt kjo me vlerën e prodhimit.

“Kulla e Sahatit, së bashku me muzeun, përbri saj si obkjekte me vlera të padiuskutueshme për trashëgiminë kulturore dhe turizmin vizitohen nga të gjithë turistët që vijnë në Tiranë, jo vetëm për vlerat historike dhe kulturore të traditës që mbarin, por edhe për pozicionin strategjik në qendër të Tiranës. Fluksi gjithnjë në rritje i turistëve dhe i vizitorëve drejt këtyre dy atraksioneve të qytetit kërkon veç të tjerash edhe një menaxhim sa më cilësor të tyre. Nga një sondazh që është kryer në këto objekte gjatë një jave rezulton se vizitorët, kryesishgt të huaj, por edhe shqiptarë janë mesatarisht 75 persona në ditë.”, citohet në relacionin e Bashkisë.

Bashkia sugjeron në relacionin e saj vendosjen e një bilaterie sipas sistemit me xhetona, çka do ishte zgjidhje për menaxhimin në vazhdimësi. Pranë muzeut parashikohet që të vendoset një punonjës, i cili do të menaxhojë guidën e Muzeut dhe do të administojë arkëtimet nga shitja e biletës (ose xhetona), të cilat më pas do grumbullohen nga Bashkia.

Bashkia ka propozuar përjashtimin të disa kategorive nga kjo pagesë: nxënësit e shkollave, pensionistët, invalidët e punës e të luftës, veteranët, përfituesit e ndihmës ekonomike (të verbër, para dhe tetraplegjikë, personat me aftësi të kufizuar).

Burimi: Monitor