Ariana Huffington heq dorë nga “Huffington Post”. Ja arsyeja

Kulturë

Arianna Huffington Portrait 550x367

Sipërmarrësja dhe shkrimtarja Ariana Huffington po tërhiqet nga websajti që bashkë themeloi një dekadë më parë, Huffington Post, raporton CCN.

Tashmë Huffington kërkon t’i përkushtohet me kohë të plotë kompanisë së saj të shëndetit “Thrive Global” e cila do të çelet në nëntor të këtij viti.

Planet e saj për kompaninë “Thrive” u bënë publike që në qershor kur Huffington i tha stafit: Fokusi im kryesor do të mbetet në Huffington Post, pas asnjë ndryshim në rolin tim.

Ndërsa këtë të mërkurë, ajo ka thënë për Wall Street Journal: Unë me të vërtetë e kam menduar se mund t’i bëj të dyja, por kur filluam ta ndërtojmë atë unë kuptova se ka nevojë për vëmendjen time të plotë.

“Të ndërtosh diçka nga e para nuk mund të jetë e lehtë ose më pak sfiduese vetëm sepse ti e ke bërë diçka të tillë më parë. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë atë, me vëmendjen tuaj të plotë dhe me gjithë zemër”, ishte mesazhi i saj i lamtumirës për stafin e Huffington Post.

“Huffington Post” u themelua në vitin 2005 dhe iu shit për më shuam se 300 milionë dollarë kompanisë AOL në vitin 2011.