Apoloni, zbulime të reja

Kulturë

vlcsnap-2014-10-08-15h45m33s0-640x340Enë qeramike të madhësive të ndryshme dhe objekte të ndërtuara me tulla janë elemente të nxjerra një ditë më parë nga varrezat antike në fshatin Havales në Fier.
Në këto varreza antike, që vërtetojnë vendbanimet rurale në shekullin e katërt dhe të pestë para erës sonë në Apoloni, janë gjurmët ku sot po punohet për ndërtimin e Bypassit të Fierit. Arkeologu Vangjel Dimo tregon për Vizion Plus se në zonat e izoluara të gërmimeve ka mbetur edhe pak punë për nxjerrjen e të gjitha objektet antike duke mos penguar punimet për Bypass-in. Kjo nisur edhe nga studimet paraprake që janë bërë nga specialistët. Pasi të merren të gjitha objektet me vlerë arkeologjike do të nisin punimet për segmentin e autostradës Fier – Levan, që pritet të përfundojnë përpara qershorit të vitit të ardhshëm.