Robert Ndrenika është tepër i revoltuar me situatën aktuale në teatër. Një grup aktorësh kanë dalë në protestë për të kundërshtuar një projekt-ligj të Ministrisë së Kulturës. Në këtë protestë, i pranishëm ishte dhe Robert Ndrenika.
Ai ka thënë se teatri është pronë e artistëve, por ai po vidhet.
«Madje në mënyrë shumë të hapur. Ne kemi aktorë të mrekullueshëm të cilët paguhen për një kafshatë bukë», është shprehur aktori.