Duke u kthyer përsëri në frymën e antikitetit të kombit tonë, në mund të shohim ndryshimet,lëvizjet e brendshme të jetës së njerëzëve të famshëm të këtij kombi, të gjejm shkaqet që kanë sjell këtë komb në ekzistencë, pastaj shtetin e Arbërit,fuqinë e kohës, rëniet, ngritjet,ndarjet, copëtimet,dëmet nga pushtuesit e ndryshëm barbar dhe daljen kështu në kohën moderne të kombit tonë dhe shtetit.
Ndërsa duhet ditur pikërisht nga rrethanatë e antikitetit të kombit tonë ne mësojm, edukohemi ,paralajmërohemi për të ardhmen e kombit dhe fatit të tij,e gjejm kohën e vënies së themeleve të sistemit politik e shoqëror të tij,kujtimet, trashëgiminë dhe drejtimet që ka ndjek dhe ndjek sot të frytshme dhe të pafrytshme brenda tij.
Ndërkaq historia e arbnorëve është e lidhur ngushtë edhe me jetën e qyteteve të mëdha brenda tij, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm e historik sic është rasti i Krujës, Lezhës, Vlorës, Durrësit, Prizrenit etj,dhe që janë konsideruar të dobisë së madhe pasi ato kanë fituar një rëndësi botërore-historike.
Megjithkëtë ,pse disa sot në këtë kohë i firkohen mësimit të së kaluarës së historisë sonë, pse nuk duan te din per te kaluaren duke ditur se e kaluara eshte nje mesazh i rendesishem historik per cdo brez dhe komb.Hisoria e kombit arbnor është histori e gjallë dhe e vërtetë që qëndron brenda analeve të historisë së përgjithshme europiane.Pa këtë histori të gjallë dhe të vërtetë nuk mund të kuptohen as themelet jo vetëm të gadishullit ilirik ,por edhe të kontinentit europian.
Ilirët zotëruesit e gadishullit po me të njëjtëin emër ilirik janë themeli i padiskutueshëm i këtij gadishulli,kulturës dhe civilizimit të tij. Sidoqoftë për ti kuptuar dhe njohur themelet e Europës, duhet njohur së pari periudhën parakrishtere të Europës, periudhën të Krishtere dhe atë Sekulare apo iluministe.
Vetë Dr.Hahn është ai që në studimin e tij „Albanesischen Studien von Johann Georg von Hahn“ (Jena 1854) vjend deri tek kjo pyetje interesante dhe e rëndësishme se: “A janë shqiptarët autokton?” Dhe ai i përgjigjet kësaj më studimin e tij duke argumentuar dhe nga pikpamja e tij se “si shqiptarët nuk janë sllavë, por që janë aborigjen të vendit para sllavëve si dhe të njëjtit janë pasardhës të ilirëve, pra ai i konsideron Shqiptarët qartësisht për Pellazg, dhe në mënyrë tepër të hapur i quan Pellazgo-shqiptarë “.
Por Hahn nuk ndalet vetëm këtu ai në studimin e tij prekë edhe ndarjet e shqiptarëve në mes Gëgëve dhe Toskëve e që sipas tij këta janë përfaqsues të Epirotëve dhe Ilirëve në këtë pjesë.
Subjekti i trajtimit të tij është me interes jo vetëm për studiues shqiptar ,por edhe për studiuesit europian e botëror, sepse teoria kryesore e Hahn dhe depërtimi i tij i thellë në misterin e rrënjëve të pellazgjikëve apo iliro-arbnorëve edhe sotë është shumë e vlefshme dhe thënë më qartë është teori që ka zënë vend dhe është dëshmuar si reale bazuar në argumentet e tij që ka ofruar në studimet mbi Shqiptarët dhe të kaluarën e tyre.Pandaj edhe futjen e Epirotëve dhe Ilirëve të përfaqësuar nga toskët dhe gegët, pra duke u bazuar edhe në popullsinë ekzistuese në trojet shqiptare na ofron sigurishtë një element të vlefshëm në etnologjinë shqiptare dhe europiane.
Por nuk është vetëm Hahn një vëzhgues i qartë dhe një studiues serioz që përcakton dhe lidh rrënjën pellazge me iliro-arbnorët përkatësisht me shqiptarët ,por janë edhe shumë të tjerët që kanë faktuar këtë realitet historik të këtij populli të lashtë në mesin e kontinentit poashtu të lashtë europian.Ndërsa të vetmit që kanë patur qëllime shtrembërimi si më parë ashtu edhe tani janë kryesisht vëzhguesit injorantë, mbetjet osmane, gënjeshtrat sllave dhe iluzionet nga argatët që kanë për qëllim zhdukjen e elementit arbnor në mesin e kontinentit dhe familjes europiane.Dhe kështu shkruan në Zweiter oder praktischer Teil 2, të vitit 1826 se “Shqipëria, është në rajonin e bregdetit të detit Adriatik-Jon, ose e quajtur Iliria e vjetër …”
Ndërkaq të gjithë studiuesit që kanë trajtuar elementin iliro-arbnor ,dhe lidhjet e saj më pellazgët mund të thuhet se është në përputhshmëri me 2000 vjet të historisë së iliro-arbënorëve dhe edhe sot po të gjurmohet në thellësinë e këtij misteri ,këtyre rrënjeve dalin të vërteta të mëdha që sigurisht do të rikthenin fatin e arbnorëve europian të sotëm në faktorë dhe pikënisës të historisë së gadishullit ilirik.
Por për të plotësuar këtë duhet nënvizuar këtë se përgjatë historisë shqiptarët dhe emri i tyre kishin tri ndërprerje njëra është ajo pas shekullit të I-rë para lindjes së Krishtit dhe arsyet nuk dihen pse ndodhi kjo ndërprerje apo mospërmendjes së emrit të tyre deri në vitin 1079,ndërsa e dyta gjatë pushtimit barbar osman emri shqiptarë ishte rreptësisht i ndaluar, si dhe e treta ajo e pushtimit barbar serb ku kishte tendenca të zhdukjes së elementit shqiptar dhe emrit të tij.
Madje Shqipëria gjatë pushtimit barbar osman u bë një vend i panjohur për Europën,më mirë të themë asaj iu mbyllën dyert që të lidhet me familjen e saj europiane, kështu për pesqind e ca vjetë Shqipëria ishte futur ne errësirën e perandorisë barbare osmane dhe ideologjisë së saj,e pazhvilluar ,në injorancë dhe e ndaluar për të patur lidhje me familjen e saj europiane. Dhe jo rastëisht shkruan një kornist europian në vitin 1834 :”unë nuk do të stërzgjatem në historinë e shqiptarëve në këtë periudhë, për shkak se ajo është mjaft mirë e njohur me jetën e Skënderbeut.
Shqiptarët kanë luajtur rolin më të shkëlqyer në historinë e tyre. Ata brohorisnin për lirinë e vendit të tyre, dhe me heroizmin e udhëheqësit të tyre, ata u bënë vetë heronj. Ata ishin aleatë të mbretërve më të fuqishëm të kohës, dhe me gjithë fuqinë e tyre luftuan kundër osmanëve.”
Mirëpo edhe pse Arbëria dhe emri arbnor u ndaluan dhe lutuan në të gjitha mënyrat nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm,nga pushtuesit e ndryshëm e barbar,nga lëvizjet e panatyrshme të kufijëve të saj,ajo dhe vetë arborët e vërtetë europian ruajtën dhe kultivuan gjuhën ,kulturën,edukimin,traditat dhe mbetën të pandryshuar në identitetin e tyre rrënjësor kombëtar.
Dhe ata ruajtën dhe kultivuan ato jo vetëm në trojet e tyre ,por edhe kudo ku ishin vendos dhe jetonin,dhe këtë e përvfrocon edhe një kronik e vitit 1871 ku shkruan se”shqiptarët nuk banojn të gjithë në një vend prej nga edhe ka origjinën e përgjithshme europiane emri i tyre,por ne gjejmë shqiptarë edhe në Serbi, Bosnje, Bullgari, Dalmaci, Kalabri etj.”
Sidoqoftë duhet ditur edhe këtë se nga të gjitha revolucionet që ndodhën në gadishullin Ilirik shqiptarët apo arbnorët kanë qenë koka e revolucionit dhe e luftës kundër pushuesve si osman ashtu edhe sllav.
Po sot ,cili është realiteti,ku jemi dhe cilët jemi?
Pse në këtë shekull, sot,ne kemi humbur rrugën tonë, kemi dal nga rruga e së vërtetës; drita e drejtësisë nuk është duke na shkëlqyer ,as dielli i dijes nuk po na ngjall!
Vendi është futur në rrugën e paudhësisë dhe shkatërrimit! Çfarë dobie kemi nga “krenaria” se jemi më të lashtët e këtij kontinenti kur nuk i përfaqësojm vlerat e etërve tanë dhe nuk ecim rrugës sonë të natyrshme.Pse kombi nuk ecën sot rrugës së Gjergj Kastriotit, rrugës së tij dhe njohjes me vlerat e mirëfillta të tij që nga lashtësia?
Prandaj është e domosdoshme që populli dhe shoqëria në përgjithësi,shpesh duhet ta kthej shikimin e tyre në historinë e kombit iliro-arbnor,sepse aty gjejnë të vërtetën e tyre, udhpërshkrimin e tij,personalitetet mbikohore që mund t’i orientojn apo më mirë të themi që mund t’i vendosin në rrugë të drejtë, imazhin e tyre, kulturën ,traditën dhe vetë vajin për t’i hedh llambës së sotme të kombit që të bëjë dritë, sepse pa vajin e lashtë të kombit ,llamba nuk mund të bëjë dritë,ashtu që të ndricohet kombi në tërësi.Dhe në fund po e nënvizoj këtë nga D.Livio IV, viti 1913 se“megjithatë, nëse Shqipëria deshiron te qendroj ne themelet e te drejtes se saj, ajo duhet domosdoshmerisht te krijoje Mbreterine e pavarur te Shqiperisë,që do te thotë rikthimi i te drejtes sikur ishte mbretëria e Skënderbeut dhe Pirros …”