8 Mars, Dita ndërkombëtare e grave

Kulturë

womansday

Dita e gruas, ose më mirë Dita Ndërkombëtare e Grave, festohet më 8 mars të çdo viti. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra janë ende duke vuajtur.

Origjina e festës së 8 marsit daton në vitin 1908(edhe pse shumë datojnë vitin 1911) dhe është e lidhur me një ngjarje tragjike. Një grup punëtoresh në një fabrikë tekstili në Nju Jork bënë grevë kundër kushteve ekstreme të punës. Më 8 mars, fabrika u mbyll dhe punëtorët mbetën të bllokuar brenda. Papritmas shpërtheu një zjarr, ku vdiqën 129 punëtore.

Për herë të parë 8 Marsi në Shqipëri u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash.

Lulja mimozë është simboli i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Zgjedhja e kësaj luleje daton në vitin 1946 kur gratë e U.D.I. (Bashkimi i grave italiane) vendosi të gjejë një lule për të përfaqësuar këtë festim. Kështu gjatë organizimit të ngjarjes së të 8 Marsit u propozua mimoza, një lule e sezonit e që kushtonte më pak. Prej atij momenti kjo lule u bë simboli i Ditës së Grave. Mimoza mbetet simboli i Ditës së Gruas vetëm në Itali dhe Rusi. Shqipëria simbolin e mimozës për 8 Marsin e huazoj nga komunistat rus.