4 kreatorë kosovarë në “Milano Fashion Week”

Kulturë

auto_20160205212021855-577x3581454785430.jpg

Katër kreatorët më të suksesshëm kosovar, do të jenë pjesë e “Milano Fashion Week” pasi kreacionet e tyre u pëlqyen shumë nga Mario Boselli i cili për herë të parë kishte vizituar Prishtinën.Ai ka ardhur nga Milano në pasditen e së premtes për të parë nga afër kreacionet e Blerina Kllokoqi Rugovës, Flutra Dedinjës, Valdrin Sahitit dhe Krenare Rugovës, nga puna e të cilëve mbeti i mahnitur gjithashtu u befasua dhe nuk mund ta besonte se ata ishin kaq të rinj.Puna e këtyre katër dizenjatorëve ka bindur presidentin e “Milano Fashion Week”, që kreacionet e tyre të prezantohen në “Milano Fashion Week” dhe në “Dubai Fashion Week””.“Në momentin që ne kemi me qenë pjesë e “Milano Fashion Week” dhe “Dubai Fahsion Week”, atëherë gjithçka ndryshon”, ka thënë për KultPlus, Kllokoqi Rugova.