Policia e Shtetit do të vendosë drone për të kontrolluar qytetarët nga ajri. Ata që do të shkelin oraret ose do të dalin në fundjavë do të fotografohen nga dronët e pajisur me kamera me rezolucion të lartë dhe sisteme audioje nga ku do të përcjellin mesazhe.
Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të krjiohen përforcime në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër ku ka dhe më shumë vatra të të prekurve me covid-19.