Kreu i Urgjencës:Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Aktualitet

I ftuar në një emision, kreu i Urgjencës pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve dhe tani, shfaqet me simptoma të ndryshme në individë të ndryshëm. Siç është thënë dhe më herët, ulja e temperaturave dhe virozat e tjera të stinës na bëjnë edhe më të ekspozuar ndaj Covid-19, por aktualisht më e prekur se kushdo është mosha e mesme.

“Në verë virusi humbi shumë veti por në temperatura të ulëta ai mbijeton më kollaj. Virulenca me gripin bashkë kthehen në një problem më të madh. Format më të lehta janë temperatura, humbja e shijes. Këto shenja nuk ishin në muajt mars, prill, maj. Virusi ka pësuar mutacion.

Njerëzit që po preken më shumë në spital janë mosha e mesme sepse mosha e tretë po mbrohet. I terrorizuam moshat e treta dhe e respektuan. Masat dhe mënyra e sjelljes janë të gjitha bashkë. Përhapja e infeksionit është njësoj por simptomat kanë ndryshuar.”- u shpreh mjeku.

Përsa i përket një mbylljeje të dytë, Brataj tha se me shifrat aktuale nuk rrezikojmë një karantinë tjetër, por vetëm kufizime të tjera edhe më të rrepta.