Qeveria e Kosovës ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme, teksa numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 15.
Duke iu bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat e marra, qeveria vë në dispozicion një numër emergjent, ku çdo kosovar në mbarë botën mund të telefonojë, nëse ka simptoma të koronavirusit.
Njoftimi i qeverisë së Kosovës:
Të nderuar qytetarë,
bashkatdhetarë kudo që jeni,
Virusi COVID-19 është shpërndarë gjithandej nëpër botë dhe shtete të ndryshme kanë marrë masa të ndryshme për të ngadalësuar përhapjen e tij, si dhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga rreziku.
Republika e Kosovës është po ashtu e prekur nga ky virus, deri më sot (16 mars 2020) me 15 raste të konfirmuara. Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur gjendje emergjente dhe kërkon nga secili qytetar të përfillë vendimet e saj, njëherësh po përpiqet që t’ju vije në ndihmë shtetasve të vet nëpër botë.
Nëse keni shenja a simptoma të dyshimta që u shkon mendja se kanë të bëjnë me virusin COVID-19, thirrni në qendrën e thirrjeve për informata të nevojshme, në numrin emergjent: 038 200 80 800
Për të gjithë ju,
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka krijuar një listë me numra emergjent, për t’ju përgjigjur nevojave të shtetasve kosovarë, që ndodhen brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.
NUMRAT EMERGJENTË
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS
+383 44 427 191
+383 44 427 413
+383 44 427 453
+383 45 897 897
Shërbimi për apostilim & legalizim të dokumenteve trajton vetëm rastet emergjente: 038 200 77111