Javën që lamë pas ishte e teta për konkurrentët e “Albanian Designers Competition” dhe për të eliminuarin e javës Arbrianin. Ai hoqi dorë nga kjo garë me temën “ matchy matchy”.
Sot fillon një javë e re dhe gjysmë finalistët janë 4: Marcela, Alberta, Erioni dhe Labentinë. Ketë të premte në orën 21:00 në Living HD TRING do të mund të ndiqni cilët do të përzgjidhen si 3 finalistët e edicionit të parë të këtij talent show!
Tema ë kësaj javë është “krijoni duke u frymëzuar nga arkitektura e Tiranës”. Çdo konkurrent duhet të krijojë dy veshje të ndryshme. Mund të shihni të gjithë rrugëtimin tyre gjatë kësaj javë nga e hëna në të premte në orën 18:30 Livign HD TRING.