Ashtu si edhe pritej sot do të mblidhej Komiteti i ekspertëve për të vendosur rreth rregullave të reja që do të merren pas 2 javëve, në të cilat numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë.
Mbledhja është bërë por dhe është deklaruar se nuk do të ketë asnjë ndryshim!
Mira Rakacolli: Situata vazhdon të mbetet delikate, që duhet të monitorohet me shumë vëmendje, por shifrat tregojnë qëndrueshmëri, në ditët e fundit të javës që mbyllim kemi tendencë ulje që presim ta vlerësojmë a do vazhdojë të mbetet e tillë. Kem tendencë ulje të indikatorit R, që është 0.5. Konkluzioni është që masat të cilat u propozuan dy javë më parë kanë dhënë efektin e tyre prandaj do vazhdojmë të mbetemi aty duke vlerësuar në vijimësi efikasitetin.
-Kufizimi i lëvizjes nuk ndryshon, nis nga ora 20:00 deri në orën 06:00.
-Baret restorantet siç vijojnë të mbyllura në këtë fashë orari.
-Shkollat e mesme në zonat e kuqe do vijojnë online.
-Universitetet vazhdojnë online.
-Fluturimet me Britaninë të pezulluara
Masat që do jenë në fuqi në dy javët në vijim nga dita e sotme janë konkretisht:
– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Shkurt.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Shkurt.
– Shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 25 shkurt për dy javë.
– Universitetet do të vijojnë online.
-Fluturimet me Britaninë të pezulluara
Albana Fico: Sipas vlerësimit të indikatorëve, japim vendimet. Kemi qenë të vëmendshëm për këtë proces për situatën aktuale. Mesatarja e javës së 7 e rasteve ka pësuar një rënie, pozitiviteti i mostrave pozitive mbetet i qëndrueshëm. Incidenca, edhe pse nuk kemi transmetim komunitar të gjerë, sipas ISHP ka tendencë ulje, mbetet konstante. Ka ndryshime dinamike me grupmoshat 24-35 dhe 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve, por nëse duam ta vlerësojmë ndryshimin dinamik të përfshirjes së mostrave nga dy-javëshi 15-24 deri në 55-64 janë 79 % e rasteve të testuara pozitivë, gjithsesi kjo ka vlerë të jashtëzakonshme për të kuptuar se prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse do jemi të kujdesshëm, jo vetëm në zbatimin e masave të thjeshta si distancë, maska, higjiena, por edhe rregullat e vendosura, si oraret.