Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga sot, dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në oraret: 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Masat e reja të marra në kuadër të luftës kundër përhapjes së Koronavirusit të vend, të ndalojnë të dalësh në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah. Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë në vlerën e 10 mijë lekëve të rinj.
Gjithashtu, kreu i qeverisë ndaloi punonjësit e administratës të shkojnë me makinë në punë.
Kosova në dilemë: A duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme?
Teksa numri i të infektuarve ka shkuar në 20, Kosova është në dilemë nëse duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Kryeministri Albin Kurti. Kurti ka konsideruar se për një gjendje të tillë duhet të përcillet situata dhe të veprohet kur e kërkon nevoja, por tani për tani është i panevojshëm dhe nuk do të duhej të merrnin një vendim të tillë.
Ndërsa, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ku pastaj i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Italia arrin kulmin me vdekjet nga Koronavirusi
Italia, vendi më i prekur nga Koronavirusi jashtë Kinës, raportoi 475 vdekje nga COVID-19 të Mërkurën, pasi bota rriti përpjekjet kundër pandemisë duke mbyllur shkollat, duke mbyllur qytetet dhe duke vendosur kontrolle të rrepta kufitare.
Gati 220,000 njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin globalisht, ndërsa të paktën 84,000 njerëz janë shëruar nga COVID-19, më shumë se 8,800 kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në SH.B.A.