Ja këshillat jo të vërteta që duhet t’i injoroni MENJËHERË për Coronavirus!

Aktualitet

Coronavirus po shfaqet në më shumë vende të botës dhe aktualisht nuk ka një kurë. Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndaluar që njerëzit të japin këshilla shëndetësore, duke filluar nga më të padobishmet, por relativisht të padëmshme, deri tek të rrezikshme.

Ne kemi parë disa prej pretendimeve më të përhapura që thuhen në internet duke i krahasuar me ato dhe që thonë shkenca :

-Hudhra: Ka shumë postime që rekomandojnë të hani hudhra për të parandaluar infeksionin OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) thotë se ndërsa është “një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antibakteriale”, nuk ka asnjë provë që të hani hudhër mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri.

Në shumë raste, këto lloj mjetesh nuk janë të dëmshme në vetvete, për sa kohë që nuk ju pengojnë të ndiqni këshillat mjekësore të bazuara në prova.

“South China Morning Post” raportoi një histori të një gruaje e cila duhej të merrte trajtim spitalor për një fyt të përflakur rëndë pasi konsumoi 1.5 kg hudhër të papërpunuar.

-Antibakterial që mund ta bëni vet në shtëpi: Ka pasur shumë raportime për mungesat e antibakterialëve të duarve, pasi larja e duarve është një mënyrë kryesore për të parandaluar përhapjen e virusit. Teksa ndodhi kjo njerëzit filluan të krijoni antibakterialë në shtëpi. Këto receta, siç theksuan shkencëtarët, nuk janë të përshtatshme për t’u përdorur në lëkurë. Xhel-et me bazë alkooli zakonisht përmbajnë gjithashtu zbutës, që i bëjnë ato më të butë në lëkurë, me përmbajtjen e tyre të alkoolit 60-70%.

– Përdorimi i nxehtësisë dhe shmangia e akullores: Ka shumë variante të këshillave që sugjerojnë që nxehtësia vret virusin, nga rekomandimi i pirjes së ujit të nxehtë deri tek marrja e banjave të nxehta ose përdorimi i tharëseve të flokëve.

Një postim, i kopjuar dhe i përhapur nga dhjetëra përdorues të mediave sociale në vende të ndryshme – dhe që i atribuohen gabimisht Unicef – pretendon se pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell do të vrasë virusin, dhe thotë se akullorja duhet të shmanget. Ky është një lajm i rremë!