Frika nga koronavirusi ka bërë që nxënësit të shkojnë në mësim të pajisur me maska.
Ishin vetë prinderit të cilët duket se kanë qenë të shqetësuar e për pasojë u kanë thënë fëmijëve që të mos neglizhojnë masat parandaluese
Ndërkohë mesuesit u kanë thënë edhe nxënësve të tjerë që nuk kishin maska, që nesër t’i përdorin ato kur të vijnë në mësim.
Ministria e Arsimit bashkë me atë të shëndetësisë kanë hartuar ndërkohë një udhëzim të plotë që përfshin të gjitha masat që duhen marrë në shkollat publike dhe ato private kundër koronavirusit.
Më poshtë janë disa foto të publikuara nga shkolla 9-vjecare “Emin Duraku” ku janë afishuar udhëzime mbi kujdesin personal të higjenes që duhen ndjekur nxënësit, të gjitha bazuar mbi udhëzimet e ISHP.