Kjo është historia e Malavolti Fiorenzo-s, burrit 94 vjecar i cili ka bërë një telefonatë natën e Krishtlindjes në numrin e telefonit të karabinierëve për një arsye që ka emocionuar të gjithë.
“Mirëmëngjes, unë quhem Malavolti Fiorenzo, jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi. Nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person fizik me të cilin të ngre një dolli për Krishtlindje. Nëse do të kishte një polic në dispozicion, dhjetë minuta të vini të më shihni sepse jam vetëm…”
Patjetër që policët ju përgjigjën telefonatës dhe shkuan menjëherë për të ngritur një dolli me të. I prekur nga gjesti i tyre Fiorenzo është emocionuar pasi ata e kanë ndihmuar dhe të flasë me familjarët për shkak se nuk ka mundur t’i takojë prej Covid-19.