Hapja e rrugëve mes qyteteve dhe 2 masa të tjera lehtësuese duke nisur nga java që vjen

Aktualitet Botë/Rajon

Në një komunikim me qytetarët, kryeministri Rama paralajmëroi disa masa lehtësuese duke nisur që nga java që vjen. Këto masa kanë të bëjnë kryesisht me lehtësimin e lëvizjes për qytetarët që nga zgjatja e kohës për Pazar deri tek hapja e rrugëve ndërqytetëse për ata që kanë mbetur në një qytet dhe duhet të lëvizin drejt një tjetri:

1. Nga java e ardhshme do ta rrisim orarin e daljes në pazar dhe do të hapim dhe rrugët ndërqytetëse për njerëzit që kanë mbetur në një qytet dhe duan të shkojnë tek një tjetër.

2. Nga e hëna 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvzijen brenda qyteteve qoftë me këmbë me makinë, pa e kufizuar vetëm tek ata që duan të shkojnë në punë.

3. Nga 4 maji do të hapim dhe bllokun 3 të bizneseve. Hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie. Kjo patjeter do te ndihmoje edhe ekonomine familjare te atyre qe do te kthehen ne pune.

Gjithashtu kryeministri paralajmërori se do të diskutohet edhe për hapjen e shkollave.

Kryeministri shtoi se këto masa do të merren brenda rregullave strikte dhe gjthçka do të varet nga shifrat.