Grupi i ekspertëve ngre alarm; Nuk është e vërtetë që të rinjtë e kalojnë lehtësisht Covid-19

Aktualitet

Në fillimet e virusit por dhe në vazhdimësi më të pa kujdesshmit kanë qënë të rinjtë sidomos adoleshentët. Sipas lajmeve nga ekspertët më parë ishte pikërisht kjo moshë që e kalonte më lehtësisht. Por kjo gjë sot bie poshtë dhe alarmin për këtë e ka dhënë komiteti teknik i ekspertëve!

Në një konferencë për shtyp ata kanë thënë se numri i të rinjve që kanë patur probleme të mëdha me virusn e covid-19 është duke u shtuar.

Së fundmi, mjeku pneumolog, Adrian Jorgji, ka treguar se ka diagnostikuar me pneumoni në të dyja mushkëritë pacientë pa mbushur 20 vjeç.

“Të rinjtë humbasin tek vigjilenca, neglizhenca dhe për shkak se Komuniteti shkencor-mjekësor ka thënë se të rinjtë e kalojnë lehtë dhe nuk duhet të ketë ndonjë merak të madh për ta. Kjo nuk është kështu sepse për shumë muaj kam parë plot të rinj me shumë probleme. Po t’i referohemi Greqisë, mosha mesatare e të intubuarëve në reanimacion ishte 39-vjeç”, sqaron ai.

Sipas tij, specialistët në botë flasin për një valë të tretë të koronavirusit në muajin mars.

“Bota flet për një valë të tretë diku nga marsi. Koronavirusi nuk ka ndryshuar, intensiteti është i njëjtë po ashtu edhe prurja e rasteve është e njëjtë. Thuhet se Covid lë dëmtime shumë të mëdha, nga praktika ime e përditshme që tashmë u bë një vit, dëshmoj që koronavirusi shërohet. Jam shumë i kujdesshëm për këtë që them, po vihen re me një afat kohor 2-3-4 muaj post Covid, infarkte që nuk kanë karakteristika risku për këto probleme. Ky është një konstatim, akoma nuk ka analiza.

TË INFEKTUARIT ME COVID 19

55-64 vjeç 20% e rasteve

25-34 vjeç 18% e rasteve

45-54 vjeç 17 % e rasteve