Fotot që po ‘çmendin’ rrjetin! Qiell i kuq në Indonezi

Aktualitet

Qielli mbi një provincë në Indonezi u bë i kuq gjatë fundjavës për shkak të zjarreve që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit.
Një banore e provincës Xhambi, arriti të fokusonte qiellin e zjarrtë gjatë të dielës, 22 shtator, dhe tha se kishte pasur dhe probleme me fytin dhe me sytë të cilët i ishin skuqur.
Çdo vit, zjarret në Indonezi shkakojnë një tis që mbulon të tërë rajonin juglindor të Azisë. Një meteorolog ka shpjeguar se qielli i pazakontë ishte krijuar nga një feomen që quhet ‘shpërndarja e rrezeve”
Eka Wulandari fotografoi qiellin e kuq dhe i postoi në facebook të dielën. Që prej atëherë ata janë bërë share me mijëra herë. Ajo tha për mediat në Indonezi se shumë kanë dyshuar në vërtetësnë e fotove.
“Por janë të vërteta. I kam filmuar me telefonin tim” tha ajo duke shtuar se e njëjta situatë kishte qenë dhe të hënën për disa orë.”