Volkswagen pezullon punën në dy fabrika

Ekonomi

vw-headquarters1-690x470.jpg

 

 

Volkswagen ka suspenduar prodhimin e ndërruesve të shpejtësive në fabrikën kryesore në Gjermani si pasojë e uljes së kërkesës dhe si pasojë e problemeve teknike të shfaqura në një fabrikë tjetër në Gjermani.
Prodhuesi më i madh evropian i veturave do të pezullojë prodhimin në disa pjesë të fabrikës së saj në më 1 shkurt, 5 shkurt dhe 8 shkurt, ka thënë për Reuters një zëdhënës i fabrikës.
Prodhimi në Kassel, ku Volkswageni (VW) prodhon më shumë se 4 milionë ndërrues shpejtësie në vit dhe prodhon pjesë të karrocerisë për Passat saloon, ka pezulluar punën qysh dje ndërsa janë prekur 400 punëtorë, transmeton Koha.net.
Prodhimi në Kassel, ku VW ka të punësuar rreth 16,000, është prekur nga kërkesa në rënie për pjesë dhe si pasojë e problemeve teknike në hapësirën për stampim në fabrikën e VW-së në Emden ku montohet Passati.
Prodhimi në Emden, që ka të punësuar rreth 9,600 persona, mund të qëndrojë i mbyllur deri të hënën pas suspendimit të djeshëm, ka thënë zëdhënësi, duke mos qenë më specifik.
VW ka thënë se po përgatitet për tregje më të vështira këtë vit pas shënimit të rënies së parë në shitje në më shumë se një dekadë pas skandalit të publikuar për emetimin e gazrave.