Agjencia prestigjioze e vlerësimit me baze ne SHBA, “Standard & Poor’s” shprehet se ekonomia e Shqipërisë kalon nga e qëndrueshme, ne pozitive. Agjencia vlerëson planet ambicioze te qeverise për reduktimin e deficitit dhe per reformimin e sistemit ligjor. Sipas një raporti te publikuar ne faqen zyrtare, deri ne vitin 2017, vendi ynë do ta ketë ulur buxhetin ne nivelin 2 per qind te prodhimit te brendshëm bruto. Mirëpo ne dokument përmendet si problem qe po rendon klimën e biznesit, korrupsioni dhe kompensimi i ish-pronareve. “standard & poor’s” vlerëson se këto po i mbajnë larg investuesit e huaj.