“Shqipëria e rrezikuar nga kriza e borxheve”

Ekonomi

Annual_Rate_of_National_Income_Increase_of_the_Peoples_Republic_of_Albania.png

Sipas një raporti mbi borxhet, Shqipëria, është një ndër vendet që renditet në listën e 108 shteteve të rrezikuara nga kriza e borxheve. Në këto vende, mes të cilave është dhe Serbia me Kroacinë, gjendja nuk ka përmirësim dhe tendenca e borxheve është në rritje.

Ekspertët gjermanë të zhvillimit tërheqin vëmendjen për zhvillime të reja të rrezikshme lidhur me krizën e borxheve shtetërore në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion. “Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”, deklaroi Jurgen Kaiser nga organizata “Erlassjahr.de” të mërkurën (13.04) në Berlin gjatë paraqitjes së raportit të borxheve 2016 të përpiluar bashkërisht me organizatën e ndihmës “Misereor”.

Raportin për borxhet nuk sheh parimisht si problem borxhet jashtë vendit, por e vendos theksin tek raporti mes kapacitetit ekonomik dhe atij financiar të një vendi si dhe tek qëndrueshmëria e strategjisë së tij financiare. Sipas mendimit të ekspertëve në këtë drejtim influencojnë në mënyrë problematike zhvillimet e ndryshme aktuale.