Rënia e ekonomisë me 0.6 % gjatë tremujorit të dytë të këtij viti shpjegohet nga ekspertët si një dukuri e përvitshme e cila ka nisur që në 2011-ën. Ndërsa Dhoma e Tregtisë sqaron se ndërtimi si sektori më i prekur duhet të fillojë rigjallërimin. Ne situatën e krijuar kane ndikuar edhe disa vendime bllokimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Selami Xhepa thotë se qeveria duhet të planifikojë më shumë shpenzime në investime publike, në këtë mënyrë paratë do të merren nga biznesi dhe do të kthehen në vende të reja pune. Një tjetër kontribut në rënien e ekonomisë ka patur edhe sektori i energjisë. në këtë grafik tregohet se prodhimi i saj ka rënë pasi në 2013-ën prurjet nga reshjet e shiut kanë qënë sa dyfishi i të njëjës periudhë të këtij viti. Dhe Shqipëria 90 % të prodhimit të saj e ka nga burimet hidrike. Nga ana tjetër edhe rënia e kreditimit të ekonomisë ka zënë një pjesë të konsiderueshme në ngadalësimin e saj.