Pasditen e sotme qeveria ka miratuar nje prej akteve me te rëndësishme financiare te te gjithe vitit. Mbledhja e cila eshte zhvilluar jashte radhe ka pasur ne fokus miratimin e projekt-buxhetit per vitin 2015 dhe paketen fiskale. Buxheti per vitin e ardhshëm eshte parashikuar te jete me i madhi i të gjithe viteve, dhe kap vleren e 470 miliard lekë ose 4.7 miliard dollarë.
Në prioritetet e vendosura ne kete buxhet , qeveria ka listuar ne krye uljen e borxhit publik nga 71% e prodhimit të brendshëm bruto në 65.5%.
Por pavarësisht këtij fakti, qeveria nuk do të ndryshojë peshën që do t’i japë investimeve publike.
Ato do të jenë 5% e prodhimit kombëtar dhe 100 milion dollarë më shumë se një vit më parë.
Ndërsa sektorët kyç do të jenë: arsimi, shëndetësia, energjia dhe bujqësia.
Pas miratimi ne qeveri, projekt-buxheti do t’i dorëzohet parlamentit te henen ne mëngjes.