Ndërtimi është sektori i cili nuk po e merr veten nga kriza disa vjeçare qe është përfshirë. Edhe ne tre mujorin e 2-te te këtij viti, ky sektor ka shënuar rënie, krahasuar me te njëjtën periudhe te një viti me pare. Ky fakt ka ndikuar qe e gjithë ekonomia ne këtë periudhe te vlerësohet me një rënie me 0.61 %. Kjo situate është konstatuar nga Instituti i Statistikave. Por ky sektor duket se do te jete i tille edhe ne tremujorin e 3 pasi, pasi niveli i shpenzimeve kapitale edhe gjate kësaj periudhe ka qene i ulet, ndaj bizneset kane kërkuar qe qeveria te rrisë nivelin e investimeve. Paralelisht me këtë situate dhe sektori i transporti është ne te njëjta kushte. Ndërsa sektorët e tjerë sipas drejtorit Filipi kane shënuar rritje. Sipas tij, ka sinjale pozitive se ekonomia nga fillim viti e deri me tani, ka nisur te rimëkëmbet. Pak dite me pare edhe Ministri i Financave deklaroi se ka nje rritje te indeksit te besimit te biznesit, si dhe tregtia me pakice ka shënuar rritje, shenja këto pozitive për ekonominë, e cila prej kohesh është përfshire nga fenomeni i kursimit