Miliarderi George Soros:Ukrainës t’i jepet ndihmë financiare

Ekonomi

george-sorosFinancieri i pasur dhe filantropisti, George Soros tha se perëndimi duhet të ndihmojë Ukrainën në mënyrë financiare, në mënyrë që ajo ta evitojë shkatërrimin gjatë periudhës së dimrit. Në një intervistë për të përditshmen londineze, The Guardian, Soros tha se Ukrainës duhet t’i jepet “një injektim me para të gatshme prej 20 miliardë dollarësh” për ta ndihmuar në kontrollin e borxhit publik. Ai theksoi , po ashtu, se Ukraina duhet të reformojë sektorin e energjisë, në mënyrë që të bëhet më pak e varur nga Rusia.