Mbyllja e Shengenit do i kushtojë BE-së 110 miliardë euro

Ekonomi

largea_dualipa-587x3301454500430.jpg

 

Në vitin 1985 u krijua zona Shengen në qytetin po me të njejtin emër në Luksemburg. Asnjëherë, prej krijimit të saj, nuk ka pasur debata për mundësinë e pezullimit të saj të përkohshëm. Por sa do i kushtojë kjo Europës?Sipas një raporti francez, nëse eventualisht mbyllen kufijtë dhe zona Shengen, BE do humbas plot 110 milliard euro brenda 10 vjetësh ose 0.8 përqind të PBB. Vetë Franca do ketë deficit prej 10 miliardë euro që është 0.5 përqind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto.Edhe mbyllja për një kohë të shkurtër e zonës Shengen do kishte pasoja prej 1-2 milliardë euro për Francën, shkruan në raport, përcjell Bota sot.Deri tani pesë shtete anëtarë të BE kanë filluar kontrollet e përkohshme kufitare, për t’u mbrojtur nga refugjatët ilegalë nga Siria, Afganistani dhe Iraku.Kjo do rriste taksat deri në tre përqind në të gjitha vendet./Bota sot