Ja puna 100 mijë dollarëshe

Ekonomi

160222154339-garbage-truck-guys-smiling-780x439.jpg

Kur një 32-vjeçar u merr erë plehrave, i merr erë dhe parasë. Shumë para madje. Kështu shkruan CNN për Noel Molina dhe kolegu i tij, Tony Sankar.

Prej gati 10 vitesh këta dy persona mbledhin plehrat e Nju-Jorkut. CNN shkruan se ata kanë parë dhe i kanë marrë erë çdo lloj papastërtive.

Peshk i prishur, minj të mëdhenj, derra të ngordhur. Madje dhe më tmerr, Sankar thotë se ka parë dhe këmbë njeriu në kosh plehrash.

Gjithashtu, ata kanë punuar në shi e në diell, në të ngrohtë e në të ftohtë. Por e adhurojnë punën e tyre. Dhe arsyeja kryesore është se ata paguhen shumë mirë për punën e tyre të vështirë. “Plehrat e tua janë paratë e mia”, thotë 32-vjeçari Molina, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit ka marrë plot 112 mijë dollarë vitin e kaluar si shofer i kamionit të plehrave, dhe Sankar 100 mijë dollarë si ndihmës i tij. Paga e tyre është rritur në tetë vitet e fundit, sipas shefave të tyre,vëllezërve David dhe Jerry Antonaçi, kompania e menaxhimit të plehrave.

Molina dhe Sankar kanë braktisur herët shkollën dhe prej vitesh kanë punuar si mbledhës plehrash, duke e nisur me 80 mijë dollarë rrogë. Me krenari ata thonë se marrin më shumë para se ata që kanë një diplomë. /Telegrafi/