INSTAT: Kina, partneri i dytë tregtar

Ekonomi

Flag_of_the_Peoples_Republic_of_China.svg.png

Shkëmbimi tregtar me Kinën vitet e fundit ka arritur peshë të konsiderueshme duke zënë 7,7 % të totalit të shkëmbimeve tregtare në muajin mars.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë të pozicionuar Kinën si partnerin e dytë tregtar. Tregtia është e orientuar më shumë drejt importeve. Mallrat kineze duket se po preferohen në tregun shqiptar për shkak të çmimit të ulët të tyre.

Nga Kina importohen makineri, pajisje, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe këpucë. Ndërsa eksportohen kryesisht minerale. Ndërkaq marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve pritet të intensifikohen më tej.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, eksportet drejt shtetit aziatik arritën nga 909 milionë lekë. Ndërsa importet arritën vlerën e 12.152 milionë lekëve. /Shekulli/