Holanda i dhuron Maqedonisë ndihmë mjekësore prej 500.000 еuro

Ekonomi

94993 pom 1471418201 8647008

Donacioni holandez me ndihmë mjekësore, në vlerë prej më shumë se 500.000 euro këtë javë do të arrijë në Shkup, njoftoi ambasada e Holandës në Shkup në faqen e Facebook-ut.
“Dëmet në disa rajone janë aq të mëdha dhe për këtë dërgojmë ndihmë mjekësore. Është shumë e rëndësishme produktet që arrijnë sa më shpejtë në vendet e vërshuara që të mund të pengohet gjendja dhe të mos ketë përkeqësim” thuhet në deklaratën e ministres së zhvillimit, Lilian Plumen.

Në njoftim thuhet se në 20 pakot me ndihmë mjekësore ka preparate për intubacion, materiale për përforcim, maska oksigjeni, aparate për matjen e shtypjes, bocela gastrike, batanije, instrumente mjekësore, fasha dhe ngjitëse.

Ndihma pritet të arrijë në Maqedoni të premten.