Pas përleshjeve në protestat në Greqi, parlamenti ka miratuar pakon e reformave financiare.
Në mbledhjen e djeshme, të pranishëm ishin 300 deputet, prej të cilëve 153 kanë votuar pro zvogëlimit të pensioneve dhe ngritjes së tatimeve, ndërsa të gjithë deputetet opozitarë ishin kundër.
Votimi në parlamentin grekë u bë para se të mbahej takimi në mes të ministrave të financave të BE –së, të cilët në Bruksel do të shqyrtojnë implementimin e kushteve lidhur me kredinë prej 95 miliardë dollarëve.
Këto reforma u kundërshtuan fuqishëm nga mijëra qytetarë grekë, të cilët pas një greve tre – ditore, kundërshtimin e vazhduan me protestë.
Përleshjet e djeshme në mes të protestuesve dhe policisë, ndikuan që të përdoret edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. /Telegrafi/