Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani zhvilloi një takim me udhëheqësen e projektit “COSIRA”, Ottilie Mooshofer, nga ky takim u bë e ditur se parku kombëtar Sharri do të përfitojë mbi 100 mijë euro donacion.
Kjo falë bashkëpunimit të arritur me Parkun Kombëtar Berchtesgaden nga Bavaria e Gjermanisë. Parku Berchtesgaden ka ndarë 68 mijë euro, ndërsa shumën deri 40 mijë euro e ka ndarë Agjencioni Gjerman për Zhvillim (GIZ).
Qëllimi i bashkëpunimit të kësaj marrëveshje mes dy parqeve kombëtare është zhvillimi i qëndrueshëm në parqet kombëtare, monitorimi i biodiversitetit, mbrojtja e mjedisit dhe bashkëpunimi ndërkufitar.
Ministri Agani, falenderoi udhëheqësen e Projektit COSIRA, dhe në përgjithësi qeverinë gjermane për ndihmën që po i japin Kosovës, e në veçanti për ndihmën që po vazhdojnë t’i japin MMPH-së.
iImplementimi i kësaj marrëveshje do të fillojë në qershor 2016 dhe do të përfundojë në maj 2017./Gazeta Express/