Regjimi i Vladimir Putin po kërcënohet nga falimentimi gjatë vitit të ardhshëm, kur gjatë mbledhjes do të arrijë një pjesë e konsiderueshme e borxhit të jashtëm, ka paralajmëruar miliarderi George Soros.
Sipas vlerësimit të tij, popullariteti aktual i presidentit rus është i bazuar në “kontratën me publikun”, sipas të cilës kreu aktual i shteti duhet të sigurojë stabilitet financiar dhe rritje të përhershme (edhe pse e ngadalshme) të standardit jetësor.
Për shkak të sanksioneve Perëndimore lidhur me rënien e çmimit të naftës, autoritet ruse nuk do të jenë në gjendje të mbajnë premtimet, kështu investitori amerikan parashikon se edhe disa ngjarje tjera do të ndikojnë negativisht në standardin e jetesës, dhe sjelljen e votuesve në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Soros beson se rënia e Bashkimit Evropian do të mund të ndihmonte Putinin të qëndrojë në pushtet, për shkak se shpërbërja e BE-së për Rusinë do të nënkuptonte përjashtim të pjesshëm nga sanksionet. Për Putinin do të ishte e favorshme, ndarja ekonomike e Evropës, dhe kështu do të shfrytëzonte partitë anti-evropiane që ta mbështesin.
Ai gjithashtu beson se rritja e fluksit të emigrantëve mund të shkatërrojë BE-në, e cila tani për tani duhet të përballet me pesë ose gjashtë kriza në të njëjtën kohë, kurse Putin si “një njeri gjenial i taktikave” nuk ka mundur pa e përdorur përshpejtimin e shpërbërjes së BE-së.