Dogana: 8.7 milionë euro më shumë në janar

Ekonomi

 

 

auto_kufiri1387021087.jpg

Dogana e Kosovës arriti të mbledhë në janar 8.7 milionë euro më shumë se parashikimet.Sipas një komunikate të doganës, ky institucion planifikonte që në janar 2016 të arkëtonte 50.1 milionë euro, ndërsa ia ka dalë të mbledhë të hyra prej 58.8 milionë eurove.Sipas komunikatës në krahasim me janarin e 2015-ës të hyrat e doganës në janarin e sivjetmë janë rritur për 24 për qind.Dogana e Kosovës vitin e kaluar e përmbylli me 5.8 milionë të hyra mbi parashikimet, ndërsa për 2016-ën planifikon të arkëtojë 1 miliard euro.