Dhjetë vendet më të varfëra në Evropë.

Ekonomi

largea_varferia1455963440.jpg

Shqipëria klasifikohet në vendin e katërt si më i varferi në Europë me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 4450 dollarëve.

Renditja është bërë nga gazeta amerikane ‘Gazzette Review’.

“Ndërsa Shqipëria ka burime të shumta natyrore si hekur apo gaz natyror, duket se një pasuri e tillë nuk është përkthyer në pasuri për qytetarët e saj. Si shumë vende të tjera në listë, Shqipëria ende mbështetet tek bujqësia për të punësuar një numër të madh të qytetarëve të saj”- shkruan gazeta në pjesën për Shqipërinë.

Sipas gazetes, shpesh, kur njerëzit të mendojnë për Europën, ata mendojnë në majën e shoqërisë; “Qytetet e bukur, kufijtë paqësore dhe prosperiteti. Megjithatë, si në të gjitha vendet e botës, Evropa lufton dhe me varfërine. Kjo eshte lista e dhjetë vendeve më të varfra në Europë bazuar ne të ardhurat bruto kombëtare për frymë. Shifrat janë llogaritur nga të dhënat e marra nga Banka Botërore”.

Lista

Moldavia- Të ardhurat për frymë – $2560

Ukraine Të ardhurat për frymë – $3560

Kosova- Të ardhurat për frymë -$3990

Shqipëria- Të ardhurat për frymë – $4450

Bosnja- Të ardhurat për frymë – $4760

Maqedonia- Të ardhurat për frymë – $5150

Serbia- Të ardhurat për frymë – $5820

Mali i Zi- Të ardhurat për frymë – $7320

Bullgaria- Të ardhurat për frymë – $7620

Rumania- Të ardhurat për frymë – $9520