Debat për akcizën e duhanit, ka abuzime

Ekonomi

Packets-of-cigarettes-010-450x276Per te shmangur rritjen abuzive te çmimeve, nga e cila fitonin vetëm kompanitë, qeveria ka propozuar qe akciza e duhanit te hyje ne fuqi menjëherë dhe jo ne janar te vitit 2015. Ky fakt është diskutuar sot ne Komisionin e Ekonomisë, teksa u miratua rritja me 20 leke e akcizës per pakete. Paralelisht me këtë fakt, Ministria e Financave do te parandaloje importin ne sasi te mëdha te cigareve, nje fenomen qe ndodh zakonisht para se te rriten taksat, duke sjelle fitime te mëdha per sipërmarrësit ne kurriz te konsumatorëve. Por ky fakt ka shkaktuar debate ne komision, pasi kreu Erjon Braçe ka denoncuar faktin se informaliteti ne tregun e duhanit mbetet i larte dhe ky është një fenomen i cili duhet te luftohet nga administrata fiskale.