Ndryshe nga sa ka ndodhur në të shkuarën, kësaj here, turbullirat në tregjet financiare globale nuk kanë gjeneruar një rritje të ndjeshme të Frangës zvicerane.
E konsideruar vazhdimisht si investimi i duhur në rast paqartësie, monedha zvicerane tashmë e ka humbur këtë epitet. Nga ana tjetër, metali i verdhë, është një tjetër aset i sigurt në kohë të tilla, dhe ndryshe nga franka është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Ekspertët theksojnë se situata është e pazakontë.
Në fillim të këtij viti, nevojiteshin 1.08 franga zvicerianë për të blerë 1 euro, ndërsa sot duhen 1.10, që do të thotë se monedha europiane ka fituar lehtë terren ndaj asaj zviceriane. Madje, në kulmin e trazirave në bursa gjatë javës së kaluar, euro u ngjit deri në 1.11 Franga.
Kjo e fundit ka fituar shumë pak terren, vetëm ndaj dollarit amerikan, por kryesisht falë fundosjes së moendhës së gjelbër dhe jo për shkak të qëndrueshmërisë së Frangës. Në gjithë këtë habi, analistët mund të japin vetëm një arsye për psenë e kësaj situate.
Shumë prej tyre janë të mendimit se më në fundpolitika e stërzgjatur e bankës qendrore të Zvicrës për të frenuar marshimin e monedhës tashmë po jep frytet . Në këtë situatë, investitorët duket se po i largohen frangës si mall strehimi, në kërkim të aseteve të tjera. /Telegrafi/