BB: Përmirësohet klima e të bërit biznes në Shqipëri

Ekonomi

WORLD BANK 1621105f-450x300Banka Botërore, në raportin mbi lehtësinë e të bërit biznes, vëren se në Shqipëri ky tregues është përmirësuar me 6.3 pikë.

Dokumenti thekson se u përmirësuan kushtet për hapjen e një biznesi të ri, me uljen e tarifave të regjistrimit të biznesit. Po ashtu raporti identifikon përmirësime në sektorin e ndërtimit, ku nënvizon se ka rifilluar nxjerrja e lejeve të ndërtimit si dhe janë konsoliduar në një dokument të vetëm lejet për truallin dhe për ndërtimin. Gjatë vitit të kaluar raporti vëren përparim edhe në transferimin e pasurisë, me vendosjen e afateve kohore dhe dixhitalizimin e dokumentacionit për pasuritë e patundshme.

Banka ngre gjithashtu problemin e rritjes së kostos së operimit për kompanitë, të cilave u është rritur norma e taksimit mbi të ardhurat e biznesit.

Raporti arrin në përfundimin se klima e zhvillimit të biznesit në Shqipëri është përmirësuar me 6.3 pikë.

Raporti vjetor, mbi praktikat më të mira për klimën e biznesit, arrin në përfundimin se gjatë vitit të kaluar, qeveritë në shkallë globale vazhduan të vënë në zbatim reforma të gjera për të përmirësuar sistemin rregullator në ndihmë të klimës për biznes. Raporti thekson se ekonomitë që arrijnë përmirësim si në procedurat rregullatore, ashtu edhe në forcimin e institucioneve që mbështesin tregtinë, biznesin dhe sipërmarrjen e hapur, mundësojnë rritje dhe zhvillim më të fuqishëm.