Rimbursimi ne kohe i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për biznesin, duket se ka dhënë efektet e para pozitive. I konsideruar si nje nga problemet me thelbësore per sipermaresit, këta te fundit thonë se rregullimet ligjore qe u bene ne pranverën këtij viti kane rritur punësimin. Për te pare efektet e paketës fiskale Ministri e Ekonomisë Arben Ahmetaj gjate nje vizite ne nje nga bizneset fason ne vend, vuri ne dukje faktin se qeveria ka mbështetur këtë sektor pasi ai ndikon ne zhvillim e eksporteve. Kjo është ndalesa e pare e ministrit ne nje nga bizneset , pasi takime te tjeera pritet e pasohen, per te diskutuar masat e tjera qe pritet te ndërmarre qeveria ne kuadër edhe te paketës se re fiskale.