Në listë janë miliarderët më të mëdhenj të botës që nga biznesmenët, shpikësit, mendimtarët dhe trashëgimtarët e kompanive shumëkombëshe.
Mes tyre renditen ata që i dhanë botës “Facebook”-n, “Microsoft”-in, markat më të mëdha të modës apo ato të produkteve ushqimore.
Vetëm 50 njerëz në të gjithë botën me 7 miliardë e 125 milionë, kanë një pasuri prej 1.5 trilion dollarësh.
Shumica e pasanikëve më të mëdhenj të botës vijnë nga SHBA-të, ku jetojnë 58% e tyre. Pjesa tjetër janë nga Europa – 16 % dhe nga Kina – 12%.
Miliarderi më i ri në moshë është themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, 31 vjeç. Më e vjetra është Liliane Bettencourt, e gjigantit të kozmetikës “L’Oréal”, 93 vjeçe.