Edhe këngëtari Ermal Meta ka vendosur të japë ndihmën e tij për të prekurit nga tërmeti. Ai ka vendosur të ndihmojë familjen Alla për të rindërtuar shtëpinë e tyre të shkatërruar nga tërmeti. Brisildës, Ersedës dhe Erildit u kanë mbetur vetëm rrënojat nga shtëpia e tyre.
“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, ka shkruar Meta.
View this post on Instagram
Edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë me famë botërore si Rita Ora e Bebe Rexha do të ndihmojnë disa familje shqiptare për të rindërtuar shtëpitë e prishura nga tërmeti.